‘Hajdute je dhe do të mbetesh’, vazhdon sherri mes dy artistëve shqiptar

‘Hajdute je dhe do të mbetesh’, vazhdon sherri mes dy artistëve shqiptar

17:41, 07/12/2021
A+ Aa A-

“Të ka lali shpirt” vazhdon të mbesë kënga më e klikuar shqiptare në “Youtube”.

Ky bashkëpunim mes Silva Gunbardhit, Dafit dhe Mandi Nishtulla ka afro një dekadë nga publikimi dhe vazhdon të dëgjohet akoma.

 

Kënga pati sukses të jashtëzakonshëm por raportet mes Silvës dhe Dafit me Mandin u prishën dhe shkak u bënë fitimet nga kjo këngë.
Pak muaj më parë, në një intervistë të dhënë për emisionin “Expuls” Mandi akuzoi dyshen se i ka vjedhur lekët e klikimeve.

 

“Janë miliona euro, hallall t’i kenë, unë kam Zotin”- u shpreh Mandi asokohe ndër të tjera.

Ndërsa në të njëjtin emision Silva së fundmi solli fakte që mohojnë akuzat e tij.

Këngëtarja mes lotësh bëri të qartë para publikut se ajo merr 10% të fitimeve nga klikimet e këngës, 0% i merr Dafi, 0% tekst-shkruesi dhe 90% të fitimeve i merr Alfred Sula, kompozitori dhe njëkohësisht kushëriri i Mandit.

 

“Jam prekur shumë, por nëse do vazhdoja të rrija e heshtur i bie të pajtohesha me faktin. Më kanë sharë hajdute, qorre ktheji lekët Mandit. Unë vetëm mirë kam bërë tek Mandi, madje kërkova 3 javë për veshjen e Mandit qe ai të dilte diç duhej në klip. Më kanë thënë kur*ë, kur këto gjëra i lexon nëna ime. Ç’kusur ka ajo. Ajo është e sëmurë me zemër me tension. Nëse Mandi do vazhdojë të flasë, unë do e hedh në gjyq”– u shpreh Silva.

 

Por duket se nuk mbaroi me kaq, pasi kjo duket se nuk i ka mbushur mendjen Mandit.

Ai ka postuar një pjesë nga intervista e Silvës dhe ka shkruar:

“Ok kontratat, po klikimet kush mi mori? Mos harro se hajdute je dhe hajdute do të mbetesh. Ke marrë lekë sa ke bërë dhe vila luksoze. S’bëhen ato me 10% o Silva”.

 

Në anën tjetër Silva iu përgjigj menjëherë:

“Vilat janë vetëm në fantazinë tënde të sëmurë! Unë nuk kam asnjë vilë. Nuk pinë më ujë mashtrimet e tua o Mandi! Të doli boja! Lekët brenda fisit tënd janë! Firmën Alfredit ja ke dhënë ti o Mandi dhe ja ke dhënë Alfredit jo mua! Të kam lënë Zotin o mashtrues!”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco