Travis Scott nuk ndihet përgjegjës për kaosin që la qindra të plagosur

Travis Scott nuk ndihet përgjegjës për kaosin që la qindra të plagosur

17:19, 07/12/2021
A+ Aa A-

Festivali Astroworld, i Travis Scott u kthye ne fatalitet më 5 nëntor, gjatë performancës së tij kur turma prej 50,000 njerëzve u rrit, duke shkaktuar një panik.

Dhjetë njerëz u vranë dhe qindra u plagosën; 300 persona u trajtuan në vendngjarje dhe 13 u shtruan në spital në lidhje me incidentin.

 

Disa padi janë ngritur me te pandehurit si Scott,  Drake, promovuesin Live Nation dhe individë të lidhur me NRG Park të Houston dhe Scoremore Holdings.

Vetëm një padi, e cila u ngrit në mes të nëntorit, kërkon 2 miliardë dollarë në emër të 282 viktimave.

 

“Të pandehurit u përpoqën të kërkonin një shumë të tepruar parash nga kjo ngjarje, duke zgjedhur të shkurtojnë vendet, të shkurtojnë kostot dhe të rrezikojnë të pranishmit”, tha avokati i Kalifornisë, Thomas Henry në një njoftim për shtyp, të siguruar nga “Bloomberg”, duke njoftuar padinë.

“Klientët e mi duan të sigurojnë që të pandehurit të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre dhe duan t’u dërgojnë mesazhin të gjithë interpretuesve, organizatorëve të ngjarjeve dhe promovuesve se ajo që ndodhi në Astroworld nuk mund të ndodhë më”.

 

Deri të hënën, nuk dihej nëse Scott do të merrte përgjegjësinë për tragjedinë, por duket se ai po mohon çdo përgjegjësi.

Scott ka shprehur trishtim për tragjedinë, ka siguruar rimbursime të plota për të gjithë mbajtësit e biletave dhe madje ka ofruar të mbulojë shpenzimet e funeralit për ata që vdiqën.

 

Disa familje të të ndjerit kanë refuzuar ofertën e tij.

Në fakt, avokatët e familjeve të katër prej viktimave thanë të martën e kaluar se kishin marrë një letër nga Daniel Petrocelli, një nga avokatët e Scott, në të cilën ishte bërë oferta.

 

Familjet e disa viktimave të tjera kanë reaguar në mënyrë të ngjashme dhe kanë refuzuar kompensimin financiar të Scott.

Ndërkohë, Scott ka përsëritur në mënyrë te vazhdueshme se ai nuk ishte në dijeni të kaosit që shpërtheu në turmë atë natë dhe nuk e dinte që pjesëmarrësit e koncertit po plagoseshin rëndë, pavarësisht faktit se Departamenti i Policisë së Houston deklaroi një situatë viktimash masive në orën 21:40.

 

Scott vazhdoi të luante edhe për 40 minuta të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco