Makthi i këngës së Krishtlindjeve/ Ed Sheeran për pak vrau Elton John në xhirime

Makthi i këngës së Krishtlindjeve/ Ed Sheeran për pak vrau Elton John në xhirime

16:23, 07/12/2021
A+ Aa A-

Ed Sheeran dhe Elton John kanë publikuar pak ditë më parë këngën e tyre të Krishtlindjeve, por jo çdo gjë ka shkuar në mënyrë perfekte në xhirimet e klipit.

Këngëtari i hitit “Shape of you” ka treguar për Zane Lowe të ‘Apple Music’ se Elton John për pak u vra gjatë xhirimeve.

 

“Ne sapo xhiruam një video muzikore për Krishtlindje. Unë sa nuk e vrava me një zile Elton. Në video, ka pamjet e … Unë isha veshur si një lloj Santa Claus seksi dhe i jap një dhuratë, por dhurata kishte një zile të madhe metalike sipër saj. I tregova pamjet e saj sot sepse ne e ngadalësuam dhe zilja i kaloi sipër kokës dhe për pak e vrau”, tregoi Ed.

 

“O Zot, tmerri që kaloi nëpër trupin tim kur fluturonte në ajër. Ne kemi bërë parodi të gjitha videot e shkëlqyera muzikore britanike që erdhën në Krishtlindje”, vazhdoi këngëtari.

Më pas, ai ka treguar se të dy do i ndajnë fitimet e këngës së tyre të re dhe planifikojnë t’i dhurojnë ato për kauza që kanë një vend të veçantë në zemrat e tyre.

 

Për 74 vjeçarin me shumë mundësi fitimet do t’ia dhurojë Fondacionit të tij “Elton John AIDS”, i cili u themelua në vitin 1992 dhe është i përkushtuar për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS=it në mbarë botën.

Ndërkohë, Sheeran tha se do t’i dhurojë fitimet përmes Fondacionit të tij të Muzikës Ed Sheeran Suffolk, i cili ndihmon fëmijët vendas nën moshën 18 vjeç të kenë akses në instrumente dhe/ ose mësime muzike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco