Habit ish-konkurrenti i ‘Big Brother’: Të gjithë janë në lojë edhe Bora

Habit ish-konkurrenti i ‘Big Brother’: Të gjithë janë në lojë edhe Bora

20:44, 06/12/2021
A+ Aa A-

Sot ish banori i ‘Big Brother 2’ , Adi ishte i ftuar te emisioni ‘Shqipëria Live’ për të folur rreth temës rozë së momentit.

“Unë kam përshtypjen se kjo treshe midis Borës, Donaldit dhe Beatrixit ja kanë arritur qëllimit, përtej kësaj që ne shohim matanë ekranit. Ata e kanë arritur atë që duan. Unë mendoj se nuk ka dashuri aty brenda. Nëse do e pranojmë që ka një lojë, sepse për lojë luhet , mendoj se ka një ‘dashuri’ që ne ta vuanim nga jashtë. Të gjithë janë në lojë aty, jo vetëm Donaldi dhe Beatrix, por edhe Bora është në lojë. Edhe vetë ajo e ka një dozë të lojës. Bashkë me shkrimin që bëri”- tha Adi.

 

Ndërsa ish-banori tjetër po i ‘Big Brother 2’ , Olsi tha se Donaldi është në rrugën e duhur.

“Unë i them djalit të puth e të bëj çfarë të dojë. Për mua është në rrugën e duhur”,- tha Olsi. 

 

Kujtojmë se reagimi i shumëpritur i Borës erdhi. Ajo i kërkoi ndjekësve të qetësohen pasi dhe Donaldi është njeri edhe mund të gabojë.

Për shumicën ky ishte reagim fisnik, për disa jo i sinqertë e për disa të tjerë Bora nuk duhet të reagonte fare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco