Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Adriana mposht edhe njëherë sëmundjen e rëndë, brenda pak ditësh del nga spitali

Adriana mposht edhe njëherë sëmundjen e rëndë, brenda pak ditësh del nga spitali

17:59, 06/12/2021
A+ Aa A-

Adriana Matoshi ka arritur të mposhtë edhe njëherë sëmundjen e rëndë, e cila iu rikthye pas nëntë vitesh nga operimi i fundit kur ishte shtatzënë.

Lajmin se tumori në tru i është kthyer sërish e ka bërë të ditur vetë aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës duke zbuluar se do të futet në operacion.

E tani pas pak ditësh nga ndërhyrja mësohet se gjendja e saj është stabile dhe pritet të lirohet nga kujdesi spitalor.

Kështu ka thënë për “Klan kosova”, mikesha e saj Gentiana Bunjoshi, e cila ndër tjera njoftoi se aktorja do të kthehet në shtëpi pas pak kohe.

“Adriana është më mirë, ka filluar ta marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi. Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, tha ajo.

Menjhëherë pas lajmërimit të Adrianës se do t’i nënshtrohet operimit, gjithë publiku shqiptar përfshi fytyrat e ekranit dhe politikës i ofruan mbështetje, madje në Prishtinë u organizua edhe një ecje ku morën pjesë një numër i qytetarëve, miqve dhe kolegëve të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco