Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

E akuzuan se është anti-vaksinës, aktori i njohur ka diçka për të thënë

E akuzuan se është anti-vaksinës, aktori i njohur ka diçka për të thënë

10:20, 17/11/2021
A+ Aa A-

Miles Teller sqaroi statusin e tij të vaksinimit të martën, duke konfirmuar se ai ka marrë vaksinën COVID-19, pas akuzave se ai ishte kundër saj, që u shfaqën në mediat sociale.

Aktori 34-vjeçar mori vëmendjen për rolin e tij kryesor në videoklipin e ri të Taylor Swift për këngën e saj “I Bet You Think About Me (Taylor’s Version).

 

Fansat e Swift vunë në dyshim paraqitjen e tij në video në dritën e thashethemeve të fundit se Teller ishte i pa-vaksinuar dhe ishte kontraktuar me COVID-19 gjatë xhirimit të mini-serialit të ardhshëm The Offer, duke bërë që prodhimi të mbyllej.

Në shtator, “Daily Mail” tha se një burim i afërt me ekipin ekzekutiv në emision kishte thënë se Teller ishte i pavaksinuar. Përfaqësuesi i Teller i tha gazetës, “faktet tuaja janë të pasakta” në përgjigje.

 

Tani, pas premierës së videoklipit të hënën, Teller vendosi t’i përgjigjet pretendimeve për statusin e tij të vaksinimit në “Twitter”.

“Hej djema, zakonisht nuk e ndiej nevojën të adresoj thashethemet këtu, por jam i vaksinuar dhe ka kohë”, shkroi ai. “E vetmja gjë që jam kundër është urrejtja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco