Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Brooklyn Beckham bëhet imazh i markës 'Superdry'

Brooklyn Beckham bëhet imazh i markës 'Superdry'

13:46, 07/11/2021
A+ Aa A-

Ai ka një sërë projektesh në fushën e modës, dhe tani karriera e Brooklyn Beckham është rritur në një nivel tjetër, duke u bërë imazh i “Superdry”, pasi nënshkroi një marrëveshje prej 1 milion funta me kompaninë e njohur britanike të modës.

Djali i madh i David dhe Victoria, 22 vjeç, është fotografuar gjysmë i zhveshur për fushatën më të fundit të markës së veshjeve sportive.

“Kjo është një mundësi e madhe për Brooklyn dhe do ta bëjë atë si një emër të vërtetë në botën e modës për meshkuj”, tha një burim për The Sun.

“Është një mundësi e mrekullueshme për të që të arrijë dhe të jetë në fokus. Ai është me të vërtetë i etur për qëndrueshmërinë, kështu që është i emocionuar të punojë në të”, vazhdoi tutje ky burim.

Brooklyn dhe e fejuara e tij Nicola Peltz tashmë kanë bërë emra në botën e modës, duke ndjekur hapat e Posh dhe David, shkruan DailyMail.

Së fundmi ata kanë nisur një kampanjë të përbashkët, duke përfaqësuar “Pepe Jeans”.

Ish-Spice Girl, Victoria është një stiliste e famshme e modës dhe lansoi markën e saj në shtator 2008.

Kohë më parë në klanin Beckham, vëllai i vogël i Brooklyn, Romeo, përfaqësoi një fushatë Krishtlindjesh për “Burberry” kur ai ishte vetëm 12 vjeç.

Karriera e modelimit të Brooklyn-it filloi në vitin 2014 dhe ai është shfaqur edhe në kopertinat e botimeve të tilla si “Vogue China”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco