Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

'Squid Game' tashmë ka edhe monedhën e tij, ja për çfarë bëhet fjalë

'Squid Game' tashmë ka edhe monedhën e tij, ja për çfarë bëhet fjalë

18:47, 02/11/2021
A+ Aa A-

Fenomeni “Squid Game”, nga ekranet dhe celularët ku ndiqet në Netflix, po përhapet edhe në fushën e financës, ose më mirë në xhunglën ende të mistershme të kriptovalutave.

Shoqëria që prodhon serialin e njohur korean ka hedhur në treg të martën edhe një valutë virtuale, e quajtur pikërisht Squid. Rezultati?

Sukses domethënës. Squid filloi me një vlerë 1 cent dhe për pak ditë ndodhet tashmë në kuotën e 3 dollarëve, me një rritje rreth 3000%, praktikisht një xhiro që kalon 200 milionë dollarët në pak orë.

Monedha nuk merr vetëm emrin e serialit, por do të veprojë me botën e Squid Game.

Mund të shkëmbehet me dollarë dhe euro, por mund të përdoret edhe për blerjen e monedha virtuale “token” që do të jenë të nevojshme për të luajtur në lojën online dedikuar serialit.

Sipas përgjegjësve, 10% të fondeve do t’i shkoj programuesve, dhe 90% do t’ i jepet fituesit së lojës.

Squid është kriptovaluta e radhës që krijohet ose lidhet me një fenomen të caktuar mediatik.

Por ekspertët mendojnë që suksesi i tyre duket i përkohshëm, pasi investitorët më të rëndësishëm lodhen nga moda e momentit, duke shkaktuar humbje të mëdha investitorëve me pak përvojë.

Squid Game është kthyer në fenomenin e momentit dhe kjo për shumë prindër e mësues është bërë diçka shqetësuese për ndikimin që ka te fëmijët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco