Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ndryshojnë rregullat: Hendbollistet e plazhit nuk duhet të veshin më bikini

Ndryshojnë rregullat: Hendbollistet e plazhit nuk duhet të veshin më bikini

21:20, 01/11/2021
A+ Aa A-

Uniformat e stilit bikini nuk do të jenë më të detyrueshme për hendbollistet e plazhit, pas protestave të lojtarëve dhe eurodeputetëve.

Vendimi është marrë pas fushatës së kombëtares së Norvegjisë në hendboll për femra në korrik, pasi Federata e Hendbollit u gjobit për shkak se lojtarët e saj në Kampionatin Evropian kishin veshur pantallona të shkurtra në vend të pjesës së poshtme të bikinit.

 

U shpjegua se Federata më pas u gjobit me 1500 dollarë për "veshje të pahijshme" të garuesve. 

Ata vendosën të veshin pantallona të shkurtra nga protesta për shkak të veshjes së detyrueshme të bikinit.

Sipas vendimit të ri, hendbollistet në vend të bikinit mund të veshin “pantallona të shkurtra të ngushta”.

Në rregulloren e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit ka ende një ndarje për pajisjet e detyrueshme të garuesve.

 Hendbollistet duhet të veshin pantallona të shkurtra “të ngushta”, ndërsa pantallonat e shkurtra për meshkujt “nuk duhet të jenë shumë të gjera”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco