Habit Semi me deklaratën: U martova me Bojkenin për të emigruar

Habit Semi me deklaratën: U martova me Bojkenin për të emigruar

10:01, 28/10/2021
A+ Aa A-

Banorët e dënuar nga “Big Brother” do duhet të qëndrojnë për një afat të pacaktuar në Shtëpinë e Dënimit.

Për tu përshtatur me kushtet e reja, ato kanë nisur të diskutojnë për tema të ndryshme, një prej të cilave ishte edhe emigrimi.

Semi ka deklaruar se vite më parë kishte vendosur ta linte Shqipërinë, madje për ta bërë këtë përshpejtoi edhe martesën e saj me ish-partnerin e saj Bojken Lakon.

“U fiksuam që të iknim, bëmë edhe celebrimin për këtë por Bojkeni është i pavendosur dhe ndërroi mendje”,- tha Semi.

Kujtojmë se Semi ka pasur disa shpërthime emocionale në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kur Fifi për shkak të lojës me Monikën po mbante shkop në shtëpi, Semi është shprehur e shqetësuar duke thënë se nuk mundet që ta shohë pasi ka frikë.

Më sikletos kur të shoh me shkop vërdallë, nuk është normale’’,- i tha Semi e revoltuar Fifit.

Fifi është ndjerë e bezdisur nga komenti i Semit dhe i ka thënë:

"Nëse të shqetëson ndërro krah, unë kështu dua të rri dhe kaq. Nuk më intereson nëse e ke frikë ose bezdi".

Ndërkohë, ky debat u shoqërua me tone shumë të larta zëri, gjë që ndikoi dhe tek banorët e tjerë.

Pas kësaj ngjarje, Semi ka shpërthyer në të qara dhe më pas është qetësuar nga Beniada dhe Donaldi.

Kur u kujtua kjo ngjarje spektaklin e ndjeshëm Semi nisi përsëri të qajë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco