Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Kush janë tre banoret e reja që u bënë pjesë e 'Big Brother VIP?'

Kush janë tre banoret e reja që u bënë pjesë e 'Big Brother VIP?'

10:18, 27/10/2021
A+ Aa A-

Prej disa javësh në media qarkullonin emra të personazheve të ndryshëm VIP që mund të bëheshin pjesë e shtëpisë së “Big Brother”.

Mbrëmjen e djeshme, këtij rrugëtimi iu bashkuan edhe tre vajza të reja.

Bëhet fjalë për këngëtaren Beatrix Ramosaj, moderatoren Einxhel Shkira dhe blogurën Sarah Hoxha. Të treja hynë me maska në fytyrë, por nuk u desh shumë kohë që disa prej banorëve t’i njihnin ato.

“Mirëmbrëma, sonte po i futem një aventure të re me pritshmërinë e vetme që të vë veten në sfidë e të shijoj një habitat social me limite ndaj teknologjisë, kontaktit të jashtëm, atij familjar e shoqëror. Së dyti, për audiencën që kam, t’ju argëtoj sado pak e të më njihni për atë që jam përtej skenës, mikrofonit dhe kamerave… epo, kamerave të skenës e të telefonave dua të them. Për sado që të zgjasë ky rrugëtim, shijojeni shfaqjen”,- shkruante në Instagram Beatrix për hyrjen e saj në “Big Brother VIP”.

Ndërkohë, Sarah shkroi: “Zyrtarisht banore në ‘Big Brother VIP’”.

Dhe Einxhel: “Nga sot, zyrtarisht banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, më ndiqni”.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco