Të bërtiturat e Fifit me shkop në dorë terrorizojnë banorët, Semi kalon krizë ankthi

Të bërtiturat e Fifit me shkop në dorë terrorizojnë banorët, Semi kalon krizë ankthi

12:38, 25/10/2021
A+ Aa A-

Big Brother VIP ka sjellë situata të reja interesante mes debateve të ashpra mes banorëve.

Këtë herë situata është ndezur mes dy këngëtareve, Fifit dhe Semit që janë fjalosur me njëra-tjetrën.

E gjithë kjo nisi nga një shkop druri të cilin Fifi e ka mbajtur së fundi, dhe ka acaruar banorët e shtëpisë me sjelljen dhe mbajtjen e tij.

Ishte Semi ajo që i ka kërkuar Fifit që ta largoj shkopin pasi ajo po frikësohej dhe madje mund t’i dilte edhe në ëndërr me të.

Në anën tjetër Fifi nuk iu bind duke thënë se ka marr leje nga “Vëllai i madh” për ta mbajtur, e gjitha përfundoi në një debat të ashpër duke bërë që Semi të fillonte të ndihej keq dhe të përlotej.

Pas saj ka vrapuar Donaldi dhe modelja Beniada, duke i qëndruar pranë nga frika e një sulmi tjetër ankthi, nga i cili Semi ka deklaruar se vuan prej kohësh.

Ndërkohë, banorët janë në garë për çmimin prej 100 mijë eurosh, ndërsa pritet hyrja e banorëve të rinj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco