Trondit Vanessa Bryant, tregon se si e mësoi vdekjen e Kobe dhe vajzës: I shpërndanë fotot si të ishin 'kafshë në rrugë'

Trondit Vanessa Bryant, tregon se si e mësoi vdekjen e Kobe dhe vajzës: I shpërndanë fotot si të ishin 'kafshë në rrugë'

12:25, 25/10/2021
A+ Aa A-

Vanessa Bryant mësoi për vdekjen e bashkëshortit të saj Kobe dhe vajzës Gianna nga postimet në rrjetet sociale.

 Këtë e tregoi vetë e veja e legjendës së basketbollit botëror në deponimin e saj pranë autoriteteve të qarkut të Los Angeles. 

Sipas saj ishte e diel dhe ajo ishte në shtëpi me dy fëmijët e saj kur rreth orës 11.30 të mëngjesit një asistentja e familjes trokiti në derë dhe e informoi atë për aksidentin, megjithatë, duke specifikuar se ishin pesë të mbijetuar. 

Vanessa pyeti nëse Kobe dhe Gianna ishin mes tyre, por asistentja u përgjigj se ajo nuk dinte asgjë për këtë.

Ndërsa përpiqej të kontaktonte me bashkëshortin e saj ajo filloi të merrte njoftime në celular me 'RIP Kobe', pushofsh në paqe Kobe. 

Para se lajmi t'i komunikohej zyrtarisht, zonja Bryant vrapoi në aeroport në përpjekje për të hipur në një helikopter për ta çuar në vendin e rrëzimit, por dështoi sepse kushtet e motit nuk garantonin sigurinë e fluturimit.

 Pastaj ajo hipi në makinë me një menaxher të Lakers dhe arriti në vendin e përplasjes, në ato moment ajo u informuan zyrtarisht për vdekjen e Kobe dhe Gianna.

Ajo kërkoi në mënyrë eksplicite që askush të mos bënte foto.

Një premtim i parealizuar që e ekspozoi atë ndaj stresit të fortë emocional.

Ajo pretendon se oficerët shpërndanë foto nga skena e përplasjes, duke përfshirë trupat e Kobe dhe Gianna, "si të ishin imazhe të kafshëve në rrugë".

Ylli i basketbollit Bryant vdiq me vajzën e tij, Gianna 13-vjeçare dhe shtatë të tjerë në aksidentin e janarit 2020.

Zonja Bryant po padit policinë Los Anxhelosit për neglizhencë dhe shkelje të privatësisë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco