Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse shkoi Baton Haxhiu në SPAK?

Albi Nako reagon pas videos që bëri xhiron e rrjetit

Albi Nako reagon pas videos që bëri xhiron e rrjetit

08:50, 13/10/2021
A+ Aa A-

Koreografi Albi Nako ka qenë sërish në vëmendje orët e fundit pas një videoje nga emisioni "T'ka mami yll", që bëri xhiron e rrjetit.

Personazhe të njohur e të panjohur iu kthyen kundër Nakos pas pyetjes që i bëri një vajze të vogël konkurrente për kërcim.

Albi Nako: Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?

Vajza: Të kërcej.

Albi Nako: Sigurt?

Erjona Rusi: Domethënë do rrish pa ngrënë për të kërcyer?

Albi Nako: Jo nuk do rrijë pa ngrënë…

Pas komenteve të shumta në rrjet që e "kryqëzuan", Albi ka reaguar duke ripostuar një video të Ilda Bejlerit, e cila shfaqet krah vogëlushes Lijana.

"Unë di të them që këtë yllin këtu do e kem bashkë-prezantuese. Edhe pse kemi të përbashkët që na pëlqen të hamë gjërat që duam ne përsëri ëndrrat tona do i çojmë deri në fund", shkruan Ilda.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco