Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Nuk dua të të shohin vajzat e tjera’, Fifi tregon hapur xhelozinë për Granitin

‘Nuk dua të të shohin vajzat e tjera’, Fifi tregon hapur xhelozinë për Granitin

21:00, 12/10/2021
A+ Aa A-

Edhe pse kanë vetëm pak ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, këngëtarja Fifi dhe modeli Granit Cana, janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Edhe pse nuk pranojnë se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri, veprimet e tyre nuk thonë kështu…

 

Këtë e ka treguar edhe situata e fundit në shtëpi, teksa banorët përgatiteshin për spektaklin e mbrëmjes.

Gjatë kohës që ndodheshin në oborr, Fifi nëpërmjet batutave i thotë Monikës se Graniti duhet të shkojë të vishet pasi nuk mund të pranojë që ta shikojnë të gjitha banoret e shtëpisë.

 

“Shko vishu, të gjitha gratë të të shohin ty…e mjera unë”– tha ajo, duke shprehur hapur xhelozinë për modelin, deklaratë që është shoqëruar me të qeshura dhe humor.

Dy të rinjtë nga Kosova janë komentuar tepër nga konkurrentët por edhe nga publiku për afrimitetin e treguar. Të dy janë filmuar nga kamerat e “Vëllait të Madh” teksa flenë me duart të bashkuara, madje, ata kanë nisur të flasin sesi do të jetë marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco