Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Erion Veliaj kërkon 50 milionë euro?

Kim Kardashian puthet me ish-të dashurin e Ariana Grande-s! Ky moment po bën xhiron e botës

Kim Kardashian puthet me ish-të dashurin e Ariana Grande-s! Ky moment po bën xhiron e botës

18:42, 12/10/2021
A+ Aa A-

Të gjithë ishin skeptikë dhe 90% të ndjekësve të SNL ishin kundër që Kim Kardashian u bë pjesë e mbrëmjes vetëm se ka shumë influencë.

Mirëpo Kimi i mbylli mjaft mirë “gojët e liga” dhe i ka befasuar që të gjithë me performacën esaj në Saturday Night Live. Pas më shumë se 20 orëve prova, ajo emocionoi fansat duke ironizuar veten, të afërmin dhe ish-bashkëshortin e saj, reperin Kanye West.

Për këtë të fundit ajo tha: “Unë u martova me reperin më të mirë të të gjitha kohërave. Njeriu më i pasur me ngjyrë në Amerikë, një gjeni i talentuar që më dha katër fëmijë të jashtëzakonshëm. Kur unë divorcohem prej tij duhet të dini se punë i prishte vetëm diçka: personaliteti i tij.”

Më pas vijuan edhe disa skeçe të tjera, por një moment rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve!

Fansat u tronditën kur Kim ndau një puthje me Pete Davidson, ish-i dashuri i Ariana Grande, ndërsa ajo luante Princeshën Jasmine dhe ai si Aladin.

 

Ne dyshojmë për një puthje të vërtetë, madje e bëmë dhe “zoom” foton, por prap jemi 60% “Po” me 40% “Jo”, ju si mendoni?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco