Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Ndalo të lutem’, Lori Hoxha acarohet nga komentuesja që i vë në pah ndërhyrjet

‘Ndalo të lutem’, Lori Hoxha acarohet nga komentuesja që i vë në pah ndërhyrjet

16:55, 12/10/2021
A+ Aa A-

Lori Hoxha është një nga blogeret më të ndjekura në Shqipëri dhe shumë vajza drejtohen tek ajo nëse u duhet të marrin këshilla rreth modës dhe trendeve.

Shpesh ajo ju lë hapësirë ndjekësve të saj në rrjete sociale për ta pyetur rreth gjithçkaje që duan të mësojnë.

 

Kësaj here ajo publikoi foto në rrjetin e saj social “Instagram” ku përveç komenteve pozitive, vëmendjen e saj e ka marrë një komentuese, e cila i ka shkruar se ka shumë hialuronik në fytyrë.

“Ndalo të lutem, ka shumë hialuronik në fytyrën tënde”, shkruhet në koment.

 

“Realisht mendoj se çfarë të bën të mendosh se ke të drejtë t’i thuash dikujt se çfarë të bëjë ose të mos bëjë me fytyrën e tj. Do doja të isha në seancat e tua të terapisë dhe ta zbuloja”, i është përgjigjur Lori.

Lori Hoxha është një nga ato personazhe që shpesh ka treguar se jeta e saj është shumë më ndryshe nga ajo çfarë shfaq në rrjete sociale.

 

Ajo ka rrëfyer prej kohësh se ka probleme me shëndetin mendor, sidomos me ankthin dhe panikun.

Më herët, blogerja tregoi se po kalon një periudhë të tillë mjaft të vështirë për shkak të ankthit.

 

Gjatë një bisede virtuale dikush është interesuar dhe e ka pyetur se çfarë ndjen kur kalon kriza ankthi.

“Më duket sikur nuk jam prezent, sikur jam në ëndërr. Kam dhimbje koke, dridhje trupi, lodhje ekstreme, nuk mund të përqendrohem etj. Nuk mund ta heq qafe realisht”, ka treguar Lori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco