Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë

Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë

15:28, 12/10/2021
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur, James Bay, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe e dashura preh kohësh, Lucy Smith, javën e kaluar e mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Ada Violet.

31-vjeçari ndau me fansat në rrjetet sociale një fotografi, ku ai shihet duke përqafuar të bijën dhe një tjetër ku ai dhe Lucy e ledhatojnë dorën e foshnjës së porsalindur, të shoqëruar me mbishkrimin:

“Familja. Pas kaq shumë vjetësh së bashkë të dy, jemi të lumtur që jemi bërë tre! Javën e kaluar Lu e solli në jetë fëmijën tonë të parë, Ada Violet Bay. Jemi të dashuruar me të dhe të mbushur me gëzim dhe mirënjohje për mrekullinë e vogël që ka ardhur në jetët tona. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco