Andi dhe Jasmina zbulojnë takim 'e nxehtë': Kemi ndarë krevatin, kemi ...

Andi dhe Jasmina zbulojnë takim 'e nxehtë': Kemi ndarë krevatin, kemi ...

17:16, 10/10/2021
A+ Aa A-

Andi dhe Jasmina ishin një nga çiftet më të pëlqyera të sezonit të kaluar dhe publiku vazhdimisht me ngulm ka kërkuar të rikthehen bashkë.

Pas 4 muajve që ndanë dhe nuk kanë komunikuar fare me njëri-tjetrin çifti patën një përballje në “prime” të kërkuar nga Andi.

Ish-çifti dhanë deklarata nga më interesantet, Jasmina duke thënë se kanë ndarë krevatin bashkë ndërsa Andi tha se momentet më të bukura të kaluara në program i kishte me Jasminën.

Si përfundim, nuk u kuptua nëse do të kemi një ribashkim, por rruga mbeti e hapur dhe mbetet të shohim në vazhim.

Andi: Kam reflektuar, kanë kaluar gjithë ato muaj.

Jasmina: Të kanë rënë içik followers-at.

Andi: Në intervista ke fol gjëra pa ligje. Ke thënë që kam qenë ai që të kam shfrytëzuar për vëmendje dhe se e ke një këshillë për mua që të jem vetvetja dhe do më ecë më mirë në jetë.

Jasmina: Një person që është i shtirur kur i thua që bëhu vetvetja do të thotë që unë kam njohur një pjesë tjetër jashtë dhe që ti duhet ta tregosh. Të ndash krevatin me dikë nuk do të thotë që je shok. Pse e do sqarimin? Shoku im nuk mund të jesh me mua? Pse i do sqarimet për një marrëdhënie që kurrë nuk i kemi pasur?

Andi: Kam reflektuar dhe ja ku jam tani. S’kam pas besim total te ti, ta nxë frymën deri në fund. Nuk merrem me lojëra fëmijësh unë si ty. E ke shfrytëzuar pjesën tjetër sikur Andi kështu kështu. Ti komunikimin zero e ke. A të duken në rregull gjërat që i ke bërë ti?

Gjithashtu, Andi i kërkoi që të kenë një marrëdhënie të mirë dhe të mos e mbajnë inat njëri-tjetrin.

Andi: E mban mend çfarë ke bërë ti? Gjithë mesazhet i kam Jasmina. Ajo ka qenë të dhashë rrugë ty, të thash nuk vij në takim.

Jasmina: Çfarë ka ndodhur në lokal kur ti nuk ke ardhur?

Andi: Kanë rënë dakord me mua që t’i ta nxë frymën?

Jasmina: A jemi duke fol për të njëjtët persona?

Andi: Po për të njëjtë po flasim, nëse do të t’i ballafaqoj.

Jasmina: Ke probleme në vetëbesim kam me ta thënë tërë jetës. Njeri që ka karakter të fortë ka vetëpërmbajtje.

Andi: Momentet më të bukura i kam kaluar këtu specifik me ty.

Jasmina: Unë prapë them kurrë mos thuaj kurrë, pse mos ta kemi një raport të mirë, i kemi disa kilometrazha apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco