Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Meriton Mjekiqi rrëfehet si rrallëherë për jetën private: Akoma nuk ndihem...

Meriton Mjekiqi rrëfehet si rrallëherë për jetën private: Akoma nuk ndihem...

14:58, 08/10/2021
A+ Aa A-

Meriton Mjekiqi është një nga moderatorët më të komentuar shqiptar. Emisioni i tij “Gjoni Black” shkaktoi bujë të madhe me të ftuar reperët më në zë, deklarata të fuqishme, diss-e, freestyle etj. Ndonëse në rolin e moderatorit, Meritoni nuk i ka shpëtuar “konflikteve” dhe përplasjeve ku më i bujshmi ishte ai me Noizyn. Mirëpo, pak muaj më parë ai u tërhoq nga emisioni.

 

Meritoni ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka folur rreth jetës private por jo vetëm. Meritoni tregoi se prej muajsh është zhvendosur në Tiranë ku edhe po vijon punën me disa projekte.             

I pyetur nëse zhvendosja e tij në kryeqytetin shqiptar lidhet me ndonjë romancë, Meritoni e mohoi diçka të tillë duke thënë se për momentin nuk ka diçka të tillë në jetën e tij.

 

Më tej, ai u ndal edhe te i biri. Kujtojmë se në 2018, moderatori u bë baba për herë të parë në moshën 21-vjeçare. Meritoni dhe nëna e djalit janë të ndarë dhe ajo jeton në Austri me Loarin e vogël.

Mes çiftit ka pasur debate e akuza të shumta publike, ku nëna e djalit e ka akuzuar atë se nuk ka marrëdhënie me të birin dhe se e përdor për famë.

 

Meritoni tha sot se i mungon shumë i biri dhe për shkak të largësisë nuk është aq i lidhur sa nëna e tij me të.

Pikërisht, koha e shkurtër e kaluar me të e ka bërë që mos të kuptojë mirë përgjegjësinë e tij si baba. “Nuk ndihem akoma baba, baba”- tha Meritoni, duke shtuar se e do shumë djalin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco