Lajmi i fundit

ODEON/ Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Oltsen Gripshi zbulon detajet: 13 shtete për...

Ylli i serialit ‘Dinastia’ publikon ditarin e saj të pacensuruar dhe ‘helmi’ ka përfshirë gjithë Hollivudin

Ylli i serialit ‘Dinastia’ publikon ditarin e saj të pacensuruar dhe ‘helmi’ ka përfshirë gjithë Hollivudin

11:42, 02/10/2021
A+ Aa A-

Joan Collins aktorja e njohur e serialit në vitet '80 ‘Dinastia’ do të publikojë kujtimet e saj në librin 'Ditarët e pancesuruar' që pritet të dalë tani në tetor.

Në këtë libër të saj janë përfshirë shumë aktor, regjisorë, producentë me të cilët ajo ka bashkëpunuar në të kaluarën.

Sidoqoftë edhe pse ajo i përket një brezi tjetër aktorësh Joan Collins nuk ka lënë pa folur dhe për shumë yje të tanishëm si Jennifer Aniston.

‘U ula një ditë për të darkuar një nga restorantet më të shtrenjta në Nju Jork dhe në tryezën afër ishte Jennifer Aniston me miqtë. Unë kurrë nuk kisha parë krah kaq të hollë. Më erdhi keq për Brad Pitt. Por pas një kohe mësova se ai e la atë për Angelinën. Ajo edhe më e dobët. Mëshirë. Çfarë dreqin nuk shkon me Brad’ shkruan në librin e saj Collins.

 Sigurisht, as Sophia Loren nuk i shpëton humorit  të hollë të Joan Collins .

 "Dhëmbët e bardhë të Sofisë", shkruan ajo "duken sikur janë gdhendur nga fildishi" !

Ajo nuk kursen madje as veten nga komentet e saja:

''Prokurori i Përgjithshëm Britanik në Ambasadën në Uashington më thirri në telefon për të më njoftuar se Mbretëresha Elizabeth do të më jepte çmimin nderues OBE. Gjëja e parë që mendova ishte "Çfarë dreqin, përfunduan kandidatët dhe më zgjodhën mua? Karriera ime ishte në rënie'

Ndërsa përsa i përket rreth  tendencave aktuale në kirurgjinë kozmetike, Collins shkruan:

 "Unë mendoj se buzët e fryra të bëjnë të dukesh qesharake. Më vjen keq. Nëse njerëzit duan të sillen kështu, unë  do të bëj humor me ta"  .

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco