Shakira sulmohet nga derrat e egër në një park në Barcelonë, ja si është gjendja e saj

Shakira sulmohet nga derrat e egër në një park në Barcelonë, ja si është gjendja e saj

12:46, 30/09/2021
A+ Aa A-

Kantautorja e njohur Shakira është sulmuar nga derrat e egër në një park në Barcelonë, Spanjë.

Ajo e ka zbuluar historinë e saj në Instagram më 29 shtator.

Ylli kolumbian zbuloi se incidenti ndodhi ndërsa ajo po përpiqej të kalontë një kohë të bukur me djalin e saj 8 vjeçar Milan Pique Mebarak në nje park.

Shakira,e  tmerrua nga kjo ngjarje deklaroi në videon që ndau se ajo luftoi me derrat e egër për të shpëtuar çantën e saj të shpinës.

Image

 Ylli kolumbian tha se edhe pse e kishte ruajtur çantën, telefoni i saj ishte thyer.

  Në videon ku ajo fliste në spanjisht, këngëtarja e famshme tregoi se çfarë i ndodhi me zërin që i dridhej herë pas here:

"Ata morën çantën time, në të cilën ndodhej dhe celulari im dhe filluan të vraponin drejt pyllit. Ata kanë shkatërruar gjithçka' duke shtuar:

"Papritmas, njëri prej tyre u hodh nga uji aq shpejt dhe me nxitim, më shikoi në sy, ulëriti i tërbuar dhe u përpoq të më kafshonte.Të gjithë bërtitën, përfshirë edhe mua. Isha i paralizuar nga frika dhe nuk mund të lëvizja. Unë thjesht mbaja kontakt me sy me të ndërsa vëllai im Tony kërceu dhe më shpëtoi fjalë për fjalë jetën, duke më larguar nga 'bisha'."

Edhe pse çanta dhe telefoni i Shakirës u dëmtuan në sulm, as ajo dhe as djali i saj Milan nuk u lënduan.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco