Shitet për 50,000 euro një regjistrim i John Lennon në të cilin ai këndon këngë që s'u publikuan kurrë

Shitet për 50,000 euro një regjistrim i John Lennon në të cilin ai këndon këngë që s'u publikuan kurrë

10:18, 29/09/2021
A+ Aa A-

Një kasetë audio me një regjistrim të John Lennon duke kënduar këngë të pabotuara deri më tani gjatë qëndrimit të tij në Danimarkë në 1970, u shit në një ankand në Kopenhagen për saktësisht 49,760 euro, njoftoi shtëpia e ankandit Brun Rasmussen.

Regjistrimi, i cili u vlerësua në mes 27,000 dhe 40,000 euro, zgjati 33 minuta dhe i përkiste katër burrave që takuan Lennon si adoleshent, i cili kaloi një pjesë të dimrit të viteve 1969-1970 në bregun perëndimor të Danimarkës.

"Regjistrimi është krejtësisht unik sepse është një bisedë. Ajo u regjistrua pas një konference për shtyp, kur nxënësit e shkollave të mesme, së bashku me disa gazetarë, biseduan me Lennon, i cili u këndoi atyre disa këngë," tha shtëpia e ankandit.

Legjendari Lennon këndoi këngën "Radio Peace", e cila nuk u botua kurrë.

Blerësi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, gjithashtu mori një kopje të gazetës lokale të shkollës në të cilën nxënësit shkruan për Lennon dhe bënë fotografi me të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco