Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Luana Vjollca u drejtohet me një letër të hapur fansave

Luana Vjollca u drejtohet me një letër të hapur fansave

13:59, 28/09/2021
A+ Aa A-

Ajo konsiderohet si një prej moderatorëve më të suksesshme dhe më të dashura për publikun shqiptarë.

Me sa duket, ajo ndihet e bekuar për një gjë të tillë dhe për dashurinë që merr nga fansat e saj çdo ditë, e për këtë prezantuesja zgjedhi t’i falënderoi me një letër të hapur.

Prezantuesja postoi një letër të gjatë drejtuar atyre që e përkrahin, për të konfirmuar po ashtu largimin nga Top Channel pas 15-të vitesh, ndërsa njoftoi se po vazhdon punën në projekte personale.

“Arritja më e madhe në këtë profesion qenka kur njerëzit t’i marrë malli për ty në ekran-aq shumë sa të merr ty malli për duartrokitjet e tyre. Ndjejë për detyrim të ndaj me ju publiku im, ju që keni qenë pjesë e rrugëtimit ti televiziv, ju që më keni komplimentuar, kritikuar, dashur e urryer…Secili prej jush ka kontribuar në formimin tim artistik”, ka shkruar ndër tjera Luana.

“Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel, prandaj, si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur, qeshur e argëtuar me Shiko Kush Luan. Tani prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo vështirësi të jetës”, ka thënë tutje moderatorja shqiptare.

Ndryshe, Luana krahas karrierës në moderim, ajo e ka provuar vetën edhe si këngëtare, projekti i saj i fundit muzikor është “1 mijë vjet”. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco