Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Përballet me Bashkimin pas sherrit, Edi i habit të gjithë me veprimin e tij

Përballet me Bashkimin pas sherrit, Edi i habit të gjithë me veprimin e tij

20:11, 27/09/2021
A+ Aa A-

Ditën e premte dy konkurrentët e “Përputhen”, Edi dhe Bashkimi, u përfshinë në një konflikt i cili për pak përfundoi në përplasje fizike.

Teksa Bashkimi po komentonte takimin e Argjentit dhe Mikelës, Edi iu kthye duke i thënë që të mos komentojë dhe se takimi mes dyshes nuk ishte punë për të.

 

Më pas debati u agravua dhe u desh ndërhyrja e konkurrentëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Ndërkohë, ditën e sotme dy djemtë janë përballur me njëri-tjetrin në studio. Mirëpo, ai që i habiti të gjithë ishte Edi, i cili që në fillim i kërkoi falje Bashkimit, familjes së tij dhe Mikelës.

 

Ai tha se në realitet nuk është siç u duk të premten dhe se kishte dalë nga vetja.

Po ashtu, u shpreh i prekur nga fakti që publiku po e kritikon dhe tall për shkak se nuk flet mirë shqipen.

 

Veprimi i tij i habiti të gjithë në studio.

Kjo pasi, kur iu kërkua të reflektonte nga Arjani dhe Bora ditën e sherrit ai tha se kështu është rritur dhe kështu di të sillet.

 

Sakaq, edhe Bashkimi kërkoi falje për situatën e krijuar, duke thënë se ata përfaqësojnë të rinjtë e Kosovës, të cilët meritojnë modele të mira.

Si përfundim mes tyre u vendos “paqe” dhe gjërat janë si në fillim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco