U kap mat me Atdheun, Bora detyrohet të flasë për lidhjen

U kap mat me Atdheun, Bora detyrohet të flasë për lidhjen

08:24, 24/09/2021
A+ Aa A-

Moderatorja Bora Zemani dhe ish-konkurrenti i “Përputhen, Atdhe Xharavina janë përfolur prej kohësh për një lidhje dashurie.

Pak ditë më parë, i ftuar në “Shqipëria Live”, Atdheu tha se mes tyre nuk ka asgjë, përpos respektit.

Ndërsa Bora tregoi se është beqare gjatë një bisede virtuale me ndjekësit.

Mirëpo, pavarësisht deklaratave të tyre, thashethemet kanë vazhduar.

Pas aludimeve, Bora e detyruar nga gjithë këto lajme e thashetheme, postoi një InstaStory, në të cilën i sqaroi të gjithë për lidhjen. 

"Meqë më kanë pyetur qoftë në Insta, qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video. Video e “kapjes mat” është hedhur para nja dy muajsh në YouTube dhe prapë është komentuar keq, por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del. Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër ku kemi ndaluar i gjithë stafi për drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat", shkruan Bora.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco