Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Këngëtari i njohur flet për sherrin me Fifin: Nuk dua t’i bëj reklamë

Këngëtari i njohur flet për sherrin me Fifin: Nuk dua t’i bëj reklamë

09:56, 23/09/2021
A+ Aa A-

Në muajin mars të vitit 2018, këngëtari i njohur Mentor Haziri mori vëmendjen e mediave për shkak të komentit të tij për performancën e Fifit dhe Mc Kreshës në “Këngën Magjike”.

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta.

Image

Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”, u shpreh ai.

Image

Haziri e votoi me vetëm 4 pikë këngën e famshme të dyshes, e cila në fakt u kthye në një ndër baladat më të preferuara.

Thumbat virtualë mes tyre vazhduan e debati shkaktoi bujë në media e mesa duket akoma nuk janë rregulluar marrëdhëniet mes Fifit dhe Mentor Hazirit.

Image

Ky i fundit ka qenë i ftuar në “Abc e Mëngjesit”, ku i i pyetur nga moderatori Alban Musa lidhur me sherrin e bujshëm që pati me këngëtaren Fifi, ai u shpreh se nuk donte t’i bënte reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm.

“Është shumë i parëndësishëm dhe nuk dua t’i bëj reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm. Është i parëndësishëm, ndoshta nivel shumë i ulët i asaj bisede”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco