Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dalin pamjet: Konkurrenti i ‘Përputhen’ puth në buzë Arilena Arën

Dalin pamjet: Konkurrenti i ‘Përputhen’ puth në buzë Arilena Arën

12:13, 22/09/2021
A+ Aa A-

Bruno Shemsho është një ndër konkurrentët më të pëlqyer e më të komentuar deri tani në “Përputhen 3”.

Pak ditë më parë u zbulua se Bruno ka marrë pjesë në një klip muzikor.

 

Bëhet fjalë për klipin e këngës “Shoqnia” nga Sinan Hoxha që ështe publikuar katër vite më parë, por Bruno nuk ka ndryshuar shumë.

Duket se Brunon e kemi parë dhe diku tjetër.

 

Ai ka marrë pjesë në emisionin “Xing me Ermalin”, gjatë puntatës kur ishte e ftuar Arilena Ara.

Asokohe Ermali i bëri këngëtares një lojë gjatë së cilës duhet të puthte 3 djem për të dalluar se kush ishte modeli që ajo kishte puthur në një nga videoklipet e saj.

 

Mes tre të përzgjedhurve në këtë lojë paska qenë edhe Bruno.

Sigurisht ka qenë thjesht një lojë dhe është shoqëruar me batuta dhe të qeshura,

 

Videoja është publikuar tashmë në rrjetet sociale dhe është bërë virale.

Momenti i shkëmbimit të puthjes është në minutën 11:04.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco