Kylie Jenner pozon me llojet e reja të bikineve nga linja e saj 'Kylie Swim'

Kylie Jenner pozon me llojet e reja të bikineve nga linja e saj 'Kylie Swim'

11:45, 20/09/2021
A+ Aa A-

Kylie Jenner para disa ditësh lançoi markën më të re të saj lidhur me rrobat e banjos.

Duke ndarë pamjet nga prapaskenat e saj duke pozuar me stilin e njohur “Kylie”, nëna e dy fëmijëve, mund të shihet e shtrirë, ndërsa punonte për të gjetur këndet e saj më të mira për fotosesion në bikini të kuqe të ndezur dhe e mbuluar me vaj, shkruan DailyMail.

Në një klip të dytë, miliarderja shihet në modelin e bikineve “Caicos” dhe u tha ndjekësve të saj se ky model ishte shitur tashmë në madhësitë XS dhe S dhe shtoi se ajo mbante të veshur një madhësi M.

Kylie ka pozuar personalisht për shumicën e llojeve të bikineve të linjës së saj.

Ndërsa, pak orë më vonë më e vogla nga familja e famshme Kardashian-Jenner, e cila së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të dytë, ka ekspozuar edhe barkun e rrumbullakosur.

Ajo po ashtu ka ndarë me adhuruesit një imazhe të këndshëm me vajzën e saj të madhe, Stormi.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco