Ju ka munguar? Era Istrefi rikthehet në muzikë me një super bashkëpunim

Ju ka munguar? Era Istrefi rikthehet në muzikë me një super bashkëpunim

17:31, 18/09/2021
A+ Aa A-

Era Istrefi prej dy vitesh ka munguar në skenat shqiptare pasi nuk ka publikuar asnjë bashkëpunim apo këngë solo.

Mirëpo, gjatë muajve të fundit ajo kishte paralajmëruar të gjithë ndjekësit e saj se së shpejti do të kishim një rikthim të projekteve të reja.

“Djalli punon shumë, por Era Istrefi punon edhe më shumë!”- shkroi ajo në një postim ku shfaqej në një studio muzikore pak ditë më parë, duke paralajmëruar surpriza të mëdha. Dhe së fundmi, ka zbuluar njërën prej tyre.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me artistin shqiptar të njohur në Greqi, Claydee. Era postoi një foto me artistin në Instastory e më pas edhe Claydee ka ndarë foton në Instagram duke shkruar:

“Ne po përgatisim diçka të veçantë për ju njerëz. Mbajeni mend këtë ditë”.

Deri më tani nuk ka ende detaje nga bashkëpunimi i saj i ri, por porjekti pritet të publikohet së shpejti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco