Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shitet fustani që veshi Amy Winehouse në koncertin e fundit të jetës

Shitet fustani që veshi Amy Winehouse në koncertin e fundit të jetës

09:55, 17/09/2021
A+ Aa A-

Fustani që veshi këngëtarja Amy Winehouse në performancën e saj të fundit në Beograd do të shitet në ankand.

Pritet që ky mini fustan të arrijë çmimin prej 14,500 paund, shkruan "Nova.rs" .

Amy Winehouse veshi fustanin e përmendur në koncertin e saj të fundit në jetën e saj, të cilin e mbajti në Beograd.

Kjo shfaqje e artistes së famshme mbahet mend si një fiasko e vërtetë, duke marrë parasysh që ajo doli në skenë në një gjendje dukshëm të dehur.

Ajo ndërroi jetë një muaj më vonë në moshën 28 ​​-vjeçare, si pasojë e helmimit nga alkooli.

Të gjitha të ardhurat nga shitja e sendeve të saj personale do të shkojnë në fondacionin e themeluar nga prindërit e saj, në kujtim të vajzës së tyre të vdekur para kohe, të gjitha me qëllimin për të ndihmuar të rinjtë që po luftojnë me varësinë, raporton "The Sun".

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Soundcheck (@soundcheckpt)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco