Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Fitoi lirinë, Zogu i Tiranës zbulon ferrin që ka përjetuar gjatë burgosjes: Më përdorën!

Fitoi lirinë, Zogu i Tiranës zbulon ferrin që ka përjetuar gjatë burgosjes: Më përdorën!

09:12, 02/08/2021
A+ Aa A-

Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës, arriti të fitojë lirinë pas një procesi të gjatë dhe të vështirë gjyqësor.

Pak ditë më parë, Gjykata vendosi të shfuqizojë masën e arrestit në shtëpi për 26-vjeçarin dhe të urdhërojë lirimin e tij, duke mbyllur çështjen që nisi në fund të vitit 2019- të, kur Hermes u ndalua në një dhomë hoteli me mikun e tij, një sipërmarrës nga Kurbini.

 

“Si i përshkruan muajt e izolimit në shtëpi, çfarë mësove nga kjo eksperiencë e vështirë për një djalë që ishte mësuar të ishte në qendër të vëmendjes?”, u pyet Nikaj nga “Panorama Plus”.

“Muaj ferri do të thosha. Një njeri aq social sa unë, aq energjik dhe alegro e kishte shumë të vështirë t’u përshtatej kushteve të reja. Ndieja që më zihej fryma ndonjëherë! Kam pasur probleme me stresin, ankthin, frymëmarrjen, doja të zgjohesha nga ajo ëndërr e keqe. Mësova që jeta të përplas me gjithçka. Njeriu përjeton gjëra që as nuk i ka imagjinuar, por mbi të gjitha mësova që i drejti zhytet, por nuk mbytet.”- u përgjigj Hemres Nikaj.

 

Pyetjes: “Pas asaj që ndodhi, miqtë të qëndruan më afër apo t’u larguan dhe cilët janë miqtë apo mikeshat që kanë mbetur?”, Nikaj iu përgjigj:
“Këtë të mirë ka koha, që i tregon fytyrat e vërteta të njerëzve. Ata falcot u zhdukën, besoj u mbytën në ligësinë e tyre, ndërsa të vërtetët qëndruan, më mbështetën, më dhanë kurajo dhe u kujtuan për mua.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco