Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Ngele duke kënduar me dialektin e Kosovës', Elvana i kthehet ndjekëses

'Ngele duke kënduar me dialektin e Kosovës', Elvana i kthehet ndjekëses

13:21, 28/07/2021
A+ Aa A-

Elvana nuk ka të ndalur këtë verë duke publikuar vazhdimisht këngë që padyshim janë kthyer në hite, si "Papa", "E di x Marre", "Loti" etj.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë edhe disa foto të shkrepura nga xhirimet e këngës "Papa", mirëpo mes komenteve të shumta ka dalluar dikush që i thotë Elvanës se ngeli duke kënduar me dialektin e Kosovës.

Elvana, e cila rrallëherë ndodh t'i përgjigjet komenteve, nuk ia ka përtuar komentueses.

"A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, i shkruan komentuesja.

'Shqipëri Kosovë është një = Shqiptarë. Të fala", ia kthen Elvana.

"Eshte nje ate nuk po e mohon njeri po te degjojme nje kenge te mirfillte me tekst shqip qe te kuptojme fjalet", vazhdon komentuesja.

“Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”, i përgjigjet Elvana.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco