Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rihanna lë pas të shkuarën, bën veprimin e papritur drejt ish-të dashurit të saj, Drake

Rihanna lë pas të shkuarën, bën veprimin e papritur drejt ish-të dashurit të saj, Drake

11:14, 25/06/2021
A+ Aa A-

Rihanna dhe A$AP Rocky , po e shijojnë në maksimum romancën e tyre dhe nuk e kanë mbajtur të fshehur për publikun.

Dyshja, shihen shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duken më të dashuruar se kurrë.

Së fundmi, ata janë fotografuar në New York dhe fansat kapën menjëherë një detaj shumë të rëndësishëm.

Rihanna, kishte fshehur tatuazhin e një peshkaqeni të cilin e kishte realizuar në vitin 2016.

Në atë periudhë, ajo ishte në një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Drake.

Ky i fundit kishte realizuar të njëjtin tatuazh si ajo, edhe pse pas disa kohësh, romanca e tyre përfundoi.

Kujtojmë se në një intervistë që Rihanna ka dhënë për “Vogue”, ajo u shpreh se: “Me Drake, nuk jemi miq tani, por nuk jemi as armiq”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco