Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

David Beckham fiton shuma marramendëse sa herë del nga shtëpia, ja arsyeja

David Beckham fiton shuma marramendëse sa herë del nga shtëpia, ja arsyeja

18:59, 13/05/2021
A+ Aa A-

Anglezi i famshëm fiton 55 mijë euro çdo ditë në mënyrë të çuditshme. Ai nënshkroi një kontratë vjetore me vlerë 20 milion euro. Sipas kësaj marrëveshje, ai është i detyruar të përdorë një parfum të caktuar sa herë që del nga shtëpia, të vendos orë të një kompanie të caktuar dhe të veshë veshje të një marke.

 

“David Beckham është një yll ndërkombëtar dhe emri i tij është bërë një markë”, thuhet në kontratë.

 

Beckham kohët e fundit zgjeroi biznesin e tij në Maserati, duke u bërë ambasador, dhe gjithashtu konfirmoi se do të luante në serinë e Disney, për të cilën ai nënshkroi një kontratë miliona dollarëshe.

 

Sidoqoftë, jo gjithçka është si një përrallë në shtepinë Beckham, të cilët vitin e kaluar paguan 25 milionë euro për një apartament në Florida.

Viktoria ka pësuar humbje të mëdha me kompaninë e saj të modës.

Sipas raporteve të mediave, Viktoria Beckham ka një borxh prej 50 milionë euro që nga viti 2008. Firmat e auditimit kanë paralajmëruar se humbjet mund të jenë shumë më të larta, por ajo deri më tani ka këmbëngulur për ta mbajtur gjallë kompaninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco