Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Musk zbulon në 'Saturday Night Live' se ai ka Sindromën Asperger

Musk zbulon në 'Saturday Night Live' se ai ka Sindromën Asperger

08:56, 09/05/2021
A+ Aa A-

Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, tha  në emisionin televiziv amerikan "Saturday Night Live" se ai ka Sindromën Asperger.

Në fjalën e tij hyrëse, ai u tha shikuesve se ai është personi i parë me Sindromën Asperger që drejton këtë shfaqje, por kjo nuk është e vërtetë. 

Gjegjësisht, aktori kanadez Dan Aykroyd ishte mysafiri i parë i emisionit me këtë sindrom në 2003, dhe me atë rast ai foli hapur për sindromën, shkruan American Daily Beast.

Sindroma e Asperger është një gjendje nga spektri i autizmit, i cili shoqërohet me vështirësi sociale. 

Disa ekspertë sugjerojnë punësimin e njerëzve me këtë sindromë sepse ata mund të arrijnë sukses në teknologji, sipërmarrje dhe punë të tjera që kërkojnë aftësi analitike.

Revista e biznesit Forbes vlerësoi pasurinë e Musk në 166 miliardë dollarë. 

Ai e bëri pjesën më të madhe të pasurisë së tij nga bashkëpronësia e Tesla dhe pronësia e plotë e SpaceX.

Ai nuk është miliarderi i parë që udhëheq emisionin "Saturday Night Live". 

Ai u parapri në këtë rol nga ish Presidenti dhe biznesmeni amerikan Donald Trump, ylli i televizionit Oprah Winfrey dhe basketbollisti Michael Jordan.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco