Marrëdhënia e çuditshme e Bill Gates me ish te dashurën dhe pas martesës me Melindën

Marrëdhënia e çuditshme e Bill Gates me ish te dashurën dhe pas martesës me Melindën

09:37, 05/05/2021
A+ Aa A-

Bill Gates u takua me Ann Winblad e cila ka qënë në krye të kompanive të panumërta (dhe me përvojën e saj gati 40 vjeçare në industrinë e teknologjisë, mund të argumentohet se ajo praktikisht ndërtoi Silicon Valley), para se ai të martohej me Melinda French në 1994.

Por edhe pasi i thanë njëri-tjetrit  ‘PO’ , thuhet se Bill& Melinda kishin një marrëveshje se ai mund të vazhdonte të shihte Winblad një herë në vit.

Bill dhe Winblad filluan lidhjen në 1984 dhe interesi i tyre i përbashkët ishte shkenca.

Ata mbeten të ngushtë dhe pas ndarjes në vitin 1987, sipas Walter Isaacson.

’Gates ka një marrëveshje me gruan e tij që ai dhe Winblad të mbajnë gjallë një traditë pushimesh. Më shumë se një dekadë, çdo pranverë Gates kalon një fundjavë të gjatë me Winblad tek vila në plazhin e Karolinës së Veriut’ " shkroi Isaacson në 1997.

Po sipas Isaacson ata u takuan në vitin 1984 në një konferencë kompjuterike Ben Rosen-Esther Dyson dhe filluan të bënin takime virtuale, duke parë të njëjtin film në të njëjtën kohë në qytete të ndryshme, dhe duke i diskutuar në telefon.

Të dy ishin aq të afërt edhe pas ndarjes së tyre sa që Bill i tha Isaacson se ai në të vërtetë kërkoi miratimin e Winblad për t'u martuar me Melindën. 

Winblad dha bekimin e saj dhe, sipas  Isaacson, i tha Billit se do të ishte një "martesë e mirë" me Melindën sepse "ajo kishte qëndrueshmëri intelektuale".

Bill dhe Melinda u martuan në 1994 dhe së bashku ndërtuan Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, një organizatë jofitimprurëse  e angazhuar për të luftuar varfërinë, sëmundjet dhe pabarazinë në të gjithë botën. 

Megjithatë, të hënën, ata njoftuan se pas 27 vitesh martesë, ata do të divorcohen.

"Ne nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë tjetër të jetës sonë," tha çifti në një deklaratë.

Winblad aktualisht është drejtoreshë menaxhuese e Hummer Winblad Venture Partners, një firmë me kapital sipërmarrje që ajo bashkë-themeloi në 1989.

Ishte firma e parë e sipërmarrjeve që u përqëndrua ekskluzivisht në softuer dhe, për një hark kohor prej 30 vjetësh, ajo ka lançuar mbi 160 programe për kompanitë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco