Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Rita Ora nuk fshihet më, darkon me të dashurin e ri

Rita Ora nuk fshihet më, darkon me të dashurin e ri

11:34, 04/05/2021
A+ Aa A-

Në mesin e thashethemeve se ka nisur një romancë të re dashurie vetëm pak muaj pas ndarjes nga Romain Gavras, Rita Ora është parë sërish me të dashurin e përfolur, Taika Waititi.

Këngëtarja shqiptare ishte në një drekë bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sidnei, ku po qëndron prej javësh për shkak të angazhimit në “The Voice”.

Bashkë me dyshen, të pranishëm ishin gjithashtu dhe Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher, Russell Crowe dhe Britney Theriot.

Kujtojmë që Rita u fotografua gjithashtu nën shoqërinë e regjisorit nga Zelanda e Re në Shtëpinë e Operës në Sydney, ku ecën në tapetin e kuq për premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under” .

Edhe pse iu shmangën paparacëve duke mos ecur së bashku në tapetin e kuq, Ora u pa të bashkohej me të kur dolën nga evenimenti.

Ndërkaq, ende asnjë thashethem nuk është konfirmuar nga dyshja, por burimet janë shprehur se ata janë parë duke u puthur brenda një restoranti. 

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco