Pse Meghan Markle nuk mori pjesë në ‘Vax Live’ krah Princi Harry-t?

Pse Meghan Markle nuk mori pjesë në ‘Vax Live’ krah Princi Harry-t?

10:53, 04/05/2021
A+ Aa A-

Dje, Selena Gomez, Princi Harry, Jennifer Lopez dhe shumë yje të tjerë u shfaqën në koncertin e organizuar nga lëvizja ‘Global Citizen’, “Vax Live: The Concert To Reunite the World”, që do të shfaqet fundjavën e ardhshme.

Por Meghan Markle, bashkëshortja e Dukës së Sussex nuk ishte e pranishme në ngjarje – pasi nuk u fotografua dhe nuk ishte parë personalisht me të.

Pse nuk ishte aty përreth? Ka të ngjarë me të njëjtën arsye që Meghan nuk mori pjesë në varrimin e Princit Filip në Angli muajin e kaluar.

Dukesha e Sussex është shtatzënë me fëmijën e dytë dhe duke qenë se akoma jemi të përfshirë në gjendjen e krijuar nga COVID-19 e duke u bërë tubime të mëdha, është akoma e rrezikshme.

Meghan dhe Harry nuk kanë zbuluar deri më tani nëse janë vaksinuar për coronavirus.

Të njëjtit nuk kanë treguar për ndonjë datë të saktë të lindjes, vetëm se do të sjellë në jetë fëmijën këtë verë.

Harry në anën tjetër, bëri një fjalim duke bërë thirrje për udhëheqësit që të ndihmonin sa më shumë njerëz të vaksinoheshin globalisht.

“Ne gjithashtu po bashkohemi sepse kjo pandemi nuk mund të marrë fund nëse nuk veprojmë kolektivisht me një angazhim ndaj njerëzve tanë. Vaksina duhet të shpërndahet te të gjithë kudo. Ne nuk mund të pushojmë ose të shërohemi vërtet derisa të ketë shpërndarje të drejtë në çdo cep të botës. Misioni para nesh është ai që nuk kemi mundësi ta dështojmë dhe kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë sonte. Duhet të pranohet si një e drejtë themelore për të gjithë dhe ky është vetëm fillimi”, tha ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco