Ori Nebijaj merr vendimin e papritur për punën në televizion

Ori Nebijaj merr vendimin e papritur për punën në televizion

19:02, 19/04/2021
A+ Aa A-

Ori Nebijaj kandidon këtë vit si deputete në listat e Partisë Demokratike. Moderatorja e njohur renditet e 18-ta në listën e Tiranës dhe këto kohë ajo është angazhuar me kohë të plotë me fushatën në terren. Megjithatë Ori nuk e ka lënë pas dore as punën e saj ne televizion, duke u shfaqur çdo ditë në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në “Top Channel”.

Mirëpo kjo do të jetë hera e fundit që Orin do e shohim si moderatore në ekran, sepse ajo ka marrë një vendim drastik. Mbrëmjen e sotme Nebijaj ishte e ftuar në emisionin “Binjakët”, në të cilin zbuloi se do të heqë dorë përfundimisht nga televizioni. Ajo tha se ka rënë dakord me drejtuesit që të mbyllë këtë sezon, duke qenë se mund ta ndiqte në të njëjtën kohë me fushatën.

“Do ta lë televizionin, sepse unë do bëhem deputete. Edhe nëse nuk do bëhem deputete, do të largohem, sepse unë do të jem në politikë”, u shpreh Ori e bindur për vendimin e saj.

Kujtojmë se Ori Nebijaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike si zëdhënëse dhe ka kandiduar për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlliçit. Mirëpo pas disa vitesh, Ori vendosi të hiqte dorë nga angazhimi politik për t’u fokusuar tek puna e saj në televizion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco