Sukses pas suksesi/ Bebe Rexha thyen rekordin e radhës

Sukses pas suksesi/ Bebe Rexha thyen rekordin e radhës

14:17, 13/04/2021
A+ Aa A-

Duket se sukseset për të nuk kanë të mbaruar.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e saj.

Një nga këngët më të suksesshme të saj “Meant to be”, ka arritur tashmë shifrën e një miliard dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Lajmin e gëzueshëm, Rexha e ndau me 10.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar një fotografi nga xhirimet e klipit të kësaj kënge, të cilat u kryen në Albuquerque të New Mexico.

“Një miliard dëgjime në Spotify”, shkroi 30-vjeçarja në InstaStory.

“Meant to Be” është një këngë e zhanrit më popullor në Amerikë, ‘cuntry’, e cila erdhi në bashkëpunim me grupin e famshëm amerikan kultivues të këtij zhanri, Florida Georgia Line.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco