Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

E trishtë/ Luftonte prej vitesh me kancerin, ndahet nga jeta aktori i famshëm

E trishtë/ Luftonte prej vitesh me kancerin, ndahet nga jeta aktori i famshëm

19:35, 12/04/2021
A+ Aa A-

Aktori Joseph Siravo, 64 vjeç i njohur për rolet e tij në “The Sopranos” dhe “Jersey Boys”, ndërroi jetë të dielën pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmin e ndarjes ngajeta së aktorit e bëri vajza e tij në një postim në “Instagram”, ku shkruante: “Isha pranë tij kur babai im i dashur vdiq këtë mëngjes, paqësisht, në shtëpinë e tij”.

Edhe miku i tij, Garry Pastore e dha këtë lajm nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Pusho në paqe shoku im. Do të më mungosh. Deri në takimin e radhës”, shkroi ai

Siravo është një ndër aktorët më të famshëm në dramën mafioze të HBO “The Sopranos”, në të cilën ai portretizoi babanë e Tony Soprano gjatë rikthimeve në fëmijërinë e shefit gangster në vitet ’60.  Rolet e tjera televizive të dramatistit përfshijnë gjithçka, nga “Për jetën” te “Ligji dhe rendi” deri te “Njerëzit kundër OJ Simpson: Historia Amerikane e Krimit”.

Aktori dhe producenti gjithashtu bëri një bujë në ekranin e madh, me rolet e tij dytësore në “Carlito’s Way”, Adam Driver’s “The Report”, “Equity”, “Motherless Brooklyn”, “The Wannabe” dhe “Shark Tale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco