‘Jemi kthyer në kohërat e prindërve tanë’/ Antoneta Koçi dhe Xhani Demika tregojnë si ka ndikuar pandemia në jetën e tyre

‘Jemi kthyer në kohërat e prindërve tanë’/ Antoneta Koçi dhe Xhani Demika tregojnë si ka ndikuar pandemia në jetën e tyre

11:37, 10/03/2021
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm, të ftuar në një lidhje me “Skype” në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, ishin dy personazhe jo pak të njohura të botës së show-bizit në Shqipëri, menaxheri i Vip-ave Xhani Demika dhe konkurrentja e 'Përputhen 1', Antoneta.

Dyshja, folën në lidhje me ndryshimin e jetës së tyre, një vit pas pezullimit të jetës së natës, mbylljes së clubeve dhe muzikës live.

Xhani, si një njeri shumë afër Vip-ave, gjithashtu ka qenë dhe një frekuentues i rregullt i jetës së natës, në lidhje me këtë eksperiencë 'të hidhur' për të ai u shpreh: “Pandemia po zgjat më shumë seç duhet dhe realisht ne jemi  pa punë, jemi munduar të përdorim Instagramin për marketing që të nxjerrim shpenzimet tona. Na mungon shumë jeta e natës, shpresoj të hapen sa më shpejt të gjitha. Më vjen mirë që janë të hapura qendrat tregtare dhe pazaret ku njerëzit grumbullohen më shumë se sa natën” shtoi Xhani.

Ndërsa Antoneta në lidhje me këtë periudhë ndryshe në jetën e saj, u shpreh: Unë futem tek personat që dalin mesatarisht, por pandemia ka ndikuar vetëm në orarin e daljes, deri ne 20:00 përpiqemi të dalim dhe të pimë diçka me rrethin shoqëror, megjithëse duhet theksuar se nuk ka të njëjtën ndjesi si të dalurat në darkë, pasi ka shumë kushte që të pengojnë ta shijosh. Kjo pjesa e jetës së natës nuk po duket më si jetë natës."

E pyetur nga moderatorja Eneida Ndoci se cilat janë mënyrat alternative të të dalurit, Antoneta u shpreh: Unë nuk kam përdor daljet alternative, dhe jam kthyer në shtëpi pas orës 20:00 dhe kam ndryshuar stilin e jetesës duke u bërë një njeri më familjar dhe më i tërhequr nga jeta e natës. Jeta ka bërë ironi me ne, tani daljet i kemi si ato të prindërve tanë në kohën e tyre, pasdite.

'Njerëzit janë ndërgjegjësuar shumë dhe tashmë janë dhe të frikësuar' , u shpreh Xhani.

Si një menxher i disa bizneseve dhe loung-eve në kryeqytet , Xhani foli dhe për situatën në bar-restorantet e kryeqytetit: Pandemia ka ndikuar shumë , shumica prej loung-eve kanë ulur rrogat e stafit dhe oraret e punës gjithashtu, pasi bizneset e kanë të pamundur t'a përballojnë këtë vështirësi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco