Moderatorja Jonida Shehu  flet për eksperiencën e saj me Covid-19

Moderatorja Jonida Shehu flet për eksperiencën e saj me Covid-19

10:31, 23/02/2021
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur Jonida Shehu vetëm pak kohë më parë lajmëroi se ishte e infektuar me Covid-19.

 Pas infektimit, ajo u izolua në shtëpi bashkë me partnerin e saj.

Ndërsa së fundmi, Jonida ka rezultuar negative më test, çfarë do të thotë që ajo tashmë e fitoi betejën me koronavirusin.

Vetëm një ditë më parë, moderatorja ndau eksperiencën e saj me këtë virus, me anë të disa videove në Instagram, ku u shpreh.

Që nga e shtuna kam qenë negative dhe mund të them se ka qenë një betejë e kaluar me sukses, sepse gjatë këtyre dy javëve nuk kam pasur shumë probleme.

Duke ndjekur këshillat rigoroze të mjekëve dhe përveç terapisë së vitaminave e lëngjeve që rekomandohen, nuk kam marrë asgjë tjetër shtesë. Analizat e ditës së 14 dolën shumë mirë, që do të thotë se unë nuk pata nevojë të bëja asnjë grafi apo skaner”.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco