Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Babai i këngëtares Çiljeta Xhilaga i intubuar, në luftë me Covid-19

Babai i këngëtares Çiljeta Xhilaga i intubuar, në luftë me Covid-19

12:23, 27/01/2021
A+ Aa A-

Situata e koronavirusit në Shqipëri sa vjen dhe bëhet me alarmante, ku numri i të infektuarve thyen rekorde të reja dita-ditës.

Covid-19 nuk ka kursyer as personazhet e njohura publike, disa nga të cilët nuk arritën dot të fitonin luftën me të.

Ndërkohë, së fundmi, familjari i një tjetër personazhi publik po lufton me virusin e tmerrshëm. Bëhet fjalë për babain e këngëtares Çiljeta Xhilaga.

Çiljeta Xhilaga, ditën e sotme do të ishte e ftuara e radhës në emisonin e  ‘Wake Up’ por për një arsye të fortë ajo nuk u bë pjesë e tij.

Babai i këngëtares është i infektuar me koronavirus, dhe me sa duket gjendja e tij është përkeqësuar.

Ishte vetë moderatori ai që bëri të ditur këtë lajm, teksa zbuloi arsyen pse Çiljeta mungonte në studio.

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e Wake Up, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, tha Isli.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco