Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Skena xhelozie në ‘Përputhen’, Melisa dhe Ledjana nuk e 'përjetojnë' mirë ardhjen e Antonelës

Skena xhelozie në ‘Përputhen’, Melisa dhe Ledjana nuk e 'përjetojnë' mirë ardhjen e Antonelës

09:17, 25/01/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshmë në ‘Përputhe Prime’ kishte prurje të reja.

Një vajzë e re iu bashkua konkurrentëve. 

Antonela Berisha, 24 vjeçe, e cila jeton në Itali, tashmë është një tjetër vajzë e cila me siguri do t'i vjedhë zemrën shumë djemve të programit.

E me sa duket, ky fakt ka ‘trembur’ paksa dhe Melisën dhe Ledjanën të cilat nuk e ‘përjetuan’ aspak mirë praninë e vajzës së re, duke shfaqur xhelozi.

Antonela tha se nga ekrani është tërhequr më shumë nga Mevlani, Atdheu dhe Edisoni. Zgjedhjet e saj nuk u pritën aspak mirë nga vajzat e tjera në studio, të cilat e shfaqën hapur xhelozinë e tyre.

Pjesë nga biseda në studio:

Antonela: Mevlan ti ishe emri i parë për ty, ndoshta kam ardhur për ty

Mevlani: Do e shohim rrugës, nuk ka gjë të keqe

Ledjana: Pse pikërisht Mevlani?

Antonela: Sepse Mevlani zakonisht ka këmbën e mbarë dhe thashë ta filloj me të.

Melisa: E paska parë dhe ajo, në fillim te ti e përfundojnë te të tjerët, më të mirë...

Antonela: Ku i dihet përfundoj dhe me të se është shumë i mirë.

Mevlani: Faleminderit shumë! Të marrësh një kompliment nga një vajzë kaq e bukur si ti është meritë e madhe.

Ledjana: Fillove ti!

Antonela: Preferenca tjetër është Atdheu sepse është binjak si unë. Më pëlqen dhe Edisoni, duket shumë elegant.  Më pëlqejnë meshkujt më të mëdhenj në moshë.

Melisa: Atdheu është i ri, ske çe do.

Antonela: S'ka gjë, e rris vetë.

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco