Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Stili i Lady Gaga-s në inaugurimin e Biden krahasohet me “Hunger Games”

Stili i Lady Gaga-s në inaugurimin e Biden krahasohet me “Hunger Games”

09:01, 21/01/2021
A+ Aa A-

Lady Gaga ditën e djeshme këndoi himnin kombëtar në përurimin e Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

34-vjeçarja dhe fituesja e ‘Grammy’, gjatë interpretimit mori vëmendje me dukjen e veçantë, fustanin blu të errët në pjesën e sipërme e të kombinuar me të kuqe.

Veshja e Gagas gjithashtu u kompletua me një palë doreza të zeza, e në pjesën e majtë mbante një pëllumb ngjyrë ari që simbolizonte paqen dhe unitetin.

Image

Ndërkohë, shumë fansa në Twitter, kanë reaguar pas paraqitjes së saj duke bërë një krahasim me filmin “Hunger Games”.

 “Lady Gaga është veshur si Hunger Games”, ka thënë një ndjekës.

Një tjetër shtoi, “Duke na dhënë një gjendje si Hunger Games”.

“Zoti im, Lady Gaga duke filluar në Hunger Games”, bëri shaka një tjetër përdorues i Twitter.

“Lady Gaga u bë virale dje si Princesha Leia nga Star Wars ndërsa tani për shkak të Hunger Games”, vazhdoi tjetri.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco