‘Për mua ka qenë shumë e vështirë’/ Ermal Fejzullahu tregon arsyen pse babai i tij nuk donte që ai të bëhej këngëtar

‘Për mua ka qenë shumë e vështirë’/ Ermal Fejzullahu tregon arsyen pse babai i tij nuk donte që ai të bëhej këngëtar

15:55, 18/01/2021
A+ Aa A-

Në emisionin “Qejfe qejfe kjo dynja”, së fundmi ishte i ftuar këngëtari Ermal Fejzullahu.

Ndër të tjera, Emali tregoi se e ka pasur mjaft të vështirë të dalë nga hija e babait dhe të krijojë identitetin e tij.

Madje, Ermali pohoi se nëse do të ishte për të atin, ai sot nuk do të ishte këngëtar, sepse Sabriu donte që të bëhej djalë “i mirë”.

Këngëtari nuk harroi të falenderonte të ëmën, e cila e ka përkrahur gjithmonë.

“Për mua ka qenë shumë  e vështirë. Të gjithë mendojnë se ka qenë shumë e lehtë, por kur e ke një njeri shumë të madh, një legjendë në shtëpi, është shumë e vështirë të dalësh prej hijes së tij dhe të krijosh identitetin tënd.

Disa më thonë ‘Hajde se ti të lehtë e ke pasur se ke qenë djali i Sabriut’, por Sabriu nuk ka ardhur kurrë të këndojë në koncertet e mia.

Ama unë falënderoj më shumë nënën time se ajo më ka përkrahur, se të kisha dëgjuar babin nuk do isha bërë këngëtar kurrë dhe do kisha punuar në ndonjë zyrë, do isha bërë djalë i mirë”,- tha Ermali.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Abalone18/01/2021 16:07

Sabri Fejzullahu është me të vërtetë këngëtar i shumë përmasave, këngëtar 100 karat. I biri këndon por nuk është këngëtar. Këtu i jati ka pasë të drejtë.

Abalone18/01/2021 16:06

Sabri Fejzullahu është me të vërtetë këngëtar i shumë përmasave, këngëtar 100 karat. I biri këndon por nuk është këngëtar. Këtu i jati ka pasë të drejtë.

Shto koment

Denonco