Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Mbani mend këtë emër! 14-vjeçari nga Kosova lë pa fjalë jurinë suedeze me zërin e tij

Mbani mend këtë emër! 14-vjeçari nga Kosova lë pa fjalë jurinë suedeze me zërin e tij

11:23, 17/01/2021
A+ Aa A-

Rejhan Bellani është një djalë 14-vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili është lindur dhe rritur në Suedi.

 Ai vjen nga një familje me dy nënshtetësi të ndryshe, babai i tij është nga Kosova ndërsa mami nga nga Bosnja.

Rejhan ka marrë pjesë në kompeticionet artistike për fëmijë në Suedi, ku zëri i tij ka spikatur që në moshë të vogël.

Por, emri dhe zëri i Rejhan nuk mbetën më të panjohur, sapo ai mori pjesë në ‘Talang’ në Suedi, ku la pa fjalë jurinë suedeze më zërin dhe vokalin muzikor.

Teksa tregon për jetën e tij, Rejhan thekson se muzikën e ka pasion dhe pse nuk ka studiuar në një shkollë muzike.

Dëshira e tij më madhe është të arrijë në finale. Ai adhuron këngëtarin Majkëll Xhekson.

Rejhan, ndihet krenar për vendlindjen e babit të tij Kosovën dhe do t'i tregojë botës se Kosova është një shtet i ri dhe i vogël por ka shumë talente ndërkombëtare.

14-vjeçari i talentuar, pritet të ketë një të ardhme të ndritur në fushën e muzikës.

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco