Pas më shumë se një viti bashkë, Luke Evans ndahet nga i dashuri Rafael Olarra

Pas më shumë se një viti bashkë, Luke Evans ndahet nga i dashuri Rafael Olarra

11:28, 12/01/2021
A+ Aa A-

Luke Evans ka pohuar së fundmi se ai është ndarë nga i dashuri i tij, Rafael Olarra.
Aktori i "Beauty and the Beast” u përfol për herë të parë për një ndarje të mundshme me të dashurin e  tij, kur ndjekësit vunë re se dyshja ka larguar njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.
Në një intervistë për 'The Times', ai konfirmoi se është beqar duke u shprehur: “Ishte çfarë ishte”.
Çifti filluan të takoheshin në verë të vitit 2019, dhe bënë lidhjen zyrtare në rrjetet sociale, shkurtin e vitit të kaluar.
Sipas Just Jared, dyshja kanë kaluar së bashku edhe një pjesë të muajve të izolimit në Florida.
Dyshja, gjatë romancës së tyre, bënë vetëm një paraqitje në tapetin e kuq, kur morën pjesë në premierën evropiane të “Frozen 2” në nëntor 2019.

Ndërsa tani është beqar, Luke, ka menduar për atësinë dhe pranoi se dëshiron të ketë fëmijë para se të jetë ‘plakur’.

Image

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco